Titulli në lojë: Shqiponja mund ta mbyllë serinë sonte kundër Samadrexhës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Titulli në lojë: Shqiponja mund ta mbyllë serinë sonte kundër Samadrexhës
samadrexha-shqiponja
21/05/2026 - 13:24
Linku u kopjua

Finalja e tretë e play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të vajzave do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:00, ku mund të jetë edhe finalja e fundit.

Me një fitore të arritur sonte Shqiponja siguron titullin e kampionit, derisa samadrexhaset kanë synime të tjera, të fitojnë dhe ta vazhdojnë serinë finale të play off-it.

Ndeshja e parë finale ishte luajtur pikërisht në Samadrexhë, ndërsa Shqiponja e Gjakovës kishte fituar me rezultat 23:22 edhe në fundjavë në “Shani Nushi”, Shqiponja fitoi 26:22 dhe tani i duhet vetëm një fitore për ta siguruar titullin e kampionit.

Në stinorin e rregullt Samadrexha i fitoi të gjitha ndeshjet. E fitoi edhe trofeun e Kupës dhe më pas dy gjysmëfinalet e play off-it me Ferizajin. Por nuk shfaqi atë që e ka pritur kjo skuadër në dy finalet e para.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Afrim Bunjaku”, në Samadrexhë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026