​Zyrtare: Allegri emërohet trajner i Napolit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Zyrtare: Allegri emërohet trajner i Napolit
Allegriiii
03/07/2026 - 10:59
Linku u kopjua

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në krye të ekipit deri më 30 qershor 2029. Emërimi vjen pasi Allegri arriti marrëveshje me Milanin për ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës, më shumë se një muaj pas shkarkimit të tij.

Allegri rikthehet menjëherë në pankinë pas një sezoni të vështirë me Milanin, ku skuadra përfundoi në vendin e pestë të Serie A dhe mbeti jashtë Ligës së Kampionëve. Dështimi i sezonit solli ndryshime të mëdha në klubin kuqezi, ndërsa trajneri italian u largua para se të arrinte marrëveshjen përfundimtare për ndërprerjen e kontratës.

Te Napoli, Allegri zëvendëson Antonio Conten, i cili u largua nga posti në fund të sezonit. Trajneri italian, një nga më të suksesshmit në futbollin italian me tituj të fituar si me Milanin ashtu edhe me Juventusin, do të ketë detyrën ta rikthejë Napolin në garën për trofetë vendas dhe në skenën evropiane

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026