Titullar apo rezervist? Deschamps merr vendim për Saliban përpara Euro 2024
Siç bëhet e ditur nga “L’Equipe”, Didier Deschamps do të anashkalojë William Saliba dhe do të fillojë me një çift qendërmbrojtësish prej Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate për ndeshjen hapëse të Francës në Kampionatin Evropian Euro 2024 kundër Austrisë.
Saliba, 21 vjeç, shijoi një sezon të mrekullueshëm në Premier Ligë së bashku me Gabriel Magalhaes në qendër të mbrojtjes, pasi Arsenali e mbylli sezonin me rekordin më të mirë të mbrojtjes në kampionatin anglez, raporton KosovaPress.
Por Saliba ende nuk e ka vendosur veten si titullar i rregullt në nivel ndërkombëtar, me Deschamps që favorizon Upamecanon dhe Konaten dhe kritikon hapur lojtarin e Arsenalit për aspekte të lojës së të riut që ai ‘nuk i pëlqen’.
Megjithatë, Saliba është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të Francës për Kampionatin Evropian të kësaj vere dhe iu dha një fillim i rrallë në ndeshjen përgatitore të Les Blues kundër Kanadasë fundjavën e kaluar.