Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv
Lexohet për: 1 min.
t3t32t32
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë po organizon një koncert duke sjellë një atmosferë sa më festive.

Sheshi “Skënderbej” është sot më i gëzueshëm se kurrë më parë ku në një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, kryeqyteti po kremton këtë mbrëmje vigjiljen e Krishtlindjes.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj iu bashkua koncertit të madh festiv në sheshin “Skënderbej”.

Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike dhe i bashkohet edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.

"Sa atmosferë e ngrohtë  në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes, shoqëruar me tingujt  plot mirësi e dashuri të koncertit festiv", shkruan Veliaj në rrjetet sociale. /RTSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025