Tirana ndez dritat për festat e fundvitit
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë është ndriçuar sonte nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ftoi të gjithë të mbajnë “ndezur” dritën e mirë brenda vetes, për të çuar përpara punë të mira për familjen dhe vendin.

Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë më solidarë, më të dashur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, sidomos këtë muaj festash.

“Është shumë e rëndësishme që këtë dritë që ndezim sot, ta mbajmë ndezur gjithë kohën e festave. Dua që këto festa të jenë plot me solidaritet dhe mirësi e dashuri. Kërkesa që kam për secilin është: Nëse keni pak më shumë ëmbëlsira, ndihmoni dikë që nuk ka. Nëse natën e Viti të Ri, natën e Krishtlindjes, gjatë festave, keni më shumë ushqime se ç’ju duhet, ndihmoni dikë që ka më shumë nevojë; nëse keni mjaftueshëm pulovra e bluza, jepini edhe atij që ndoshta s’e ka mundësinë të festojë si të gjithë të tjerët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve të Tiranës të ftojnë sa më shumë familjarë, që i kanë brenda apo jashtë vendit, për të kaluar festat në kryeqytet.

“Është shumë e rëndësishme që këto festa të kenë dashuri pa fund. Këtë vit Tirana ishte Qyteti Evropian i Sportit. Jam kaq entuziast që, shumë nga çunat e gocat e Tiranës merren me aktivitete sportive. Tirana ka pasur numrin më të madh të turistëve ndonjëherë, ndaj duam që edhe festat të prodhojnë ekonomi. Nëse keni kushërinj e të afërm, miq, familjarë, ftojini për të kaluar festat në Tiranë, se duke shpenzuar në Tiranë, krijojmë ekonomi për vendin tonë dhe punësim për njerëzit tanë. Ndezim sot pemën e parë dhe më të madhe në Tiranë, për të vijuar festat gjatë gjithë këtij muaji, me solidaritet, me dashuri dhe mirësi për njeri-tjetrin!”, përfundoi Veliaj. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024