Qindra artdashës të moshave e vendeve të ndryshme, pa dallim gjinie, i bëri bashkë sonte koncerti “Tingujt nga Anadolli – Koncert i Xhazit Turk”, i organizuar nga Instituti Yunus Emre në Kosovë, duke dhuruar një mbrëmje magjike në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Në kuadër të turneut ballkanik, pas performancës së tyre në 6 shtete e 11 qytete, grupi nga Turqia, nën drejtimin e artistëve Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu solli tingujt magjikë të Anadollit edhe në Prishtinë të ndërthurur me ritmet moderne të muzikës xhaz, duke krijuar një eksperiencë unike për dëgjuesit.
Ai tha se interesimi i prishtinasve dhe të gjithë pjesëmarrëse të tjerë nga vende të ndryshme bënë që të vazhdohet tutje për organizimin e eventeve të tilla.
“Përmes aktiviteteve të ndryshme në vazhdojmë të ndërtojmë ura kulturore. Natyrisht interesimi që sot shohim tek ju dhe interesimi i prishtinasve na bënë që ne të shkojmë më tutje. Sonte jemi me intelektualët, artdashësit dhe përfaqësuesit e ndryshëm në këtë mbrëmje me juve. Shpresoj që të kaloni një natë të mirë me përcjelljen e muzikës…Pjesëmarrësit dhe artistët nga Kosova, e di që jeni lodhur mjaftë, është koncerti i 11-të por unë e di që ju e ndjeni se kur e shihni që po ia vlen do t’iu kalojë edhe lodhja”, tha Yilmaz.Saksofonisti Salliel u shpreh se ndjesia mbetet unike në çdo koncert.
“Ndjesia në çdo koncert mbetet unike për shkak që çdo koncert është sikur t’ia fillosh nga e para…Instituti Yunus Emre e ka një sllogan të mrekullueshëm ‘Ejani të njoftohemi të takohemi dhe këtë sonte do ta bëjmë nëpërmjet muzikës”, u shpreh Salliel.
“Muzika bashkon. Muzika është gjuhë universale. Në muzike ne i hapim krahët dhe fluturojmë në ajrin e dashurisë. Së bashku me ju ngritemi lartë. Atje s’ka kufi, s’ka shtete, atje ka vetëm bashkim. Ne erdhëm me dashuri për ku dhe shpresoj që për këtë shtet të ketë qetësi paqe dhe bereqet. Mos të ketë luftëra në botë. Gjithsecili të vallëzojë. Shpresoj qe zemrat e juaja të jenë gjithmonë të ngrohta”, tha Asu.
Përveç këtij grupi, në mbrëmjen e së martës performoi edhe grupi i talentuar nga Kosova "Ela & Friends" duke ndezur atmosferën me performancën e tyre të mahnitshme.
Performues të këtij grupi janë saksofonisti, Dukagjin Muhagjeri, pianisti Istref Kraniqi, ai që luan në bas, Arsim Baftiu, Granit Pacarqdq dhe solistja Ela Kazaz.