Tifozët mblidhen në “Elbasan Arena” për të nderuar kujtimin e Fatjon Bunjakut
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tifozët mblidhen në “Elbasan Arena” për të nderuar kujtimin e Fatjon Bunjakut
Fatjon Bunjaku2
07/06/2026 - 14:16
Linku u kopjua

Tifozët verdheblu dhe dashamirësit e futbollit janë ftuar të mblidhen sonte në orën 19:00 në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” për të nderuar kujtimin e ish-futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Përmes një njoftimi publik, organizatorët kanë bërë thirrje që të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Bunjakun si sportist dhe si njeri t’i bashkohen këtij grumbullimi përkujtimor.

“Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit ‘Elbasan Arena’ mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion. Le ta nderojmë së bashku kujtimin e Fatjonit”, thuhet në thirrjen drejtuar tifozëve.

Vdekja e Bunjakut ka tronditur komunitetin sportiv në Kosovë, ndërsa reagime dhe mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga klube, futbollistë dhe tifozë të shumtë që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026