“Tifozët duan të fitojnë”: Simeone vë në dyshim të ardhmen e tij te Atletico
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Tifozët duan të fitojnë”: Simeone vë në dyshim të ardhmen e tij te Atletico
Eliminimi i Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve që erdhi nga Arsenali e dënoi ekipin e Simeones me një sezon të pestë radhazi pa trofe, duke ngritur në mënyrë të pashmangshme pyetje mbi të ardhmen e trajnerit argjentinas.
I pyetur nëse kishte forcën për të vazhduar pas humbjes të së martës në Londër, përgjigjja e Simeones ishte e pazakontë, shkruan flashscore.
“Jo tani, definitivisht jo tani. Jemi rritur jashtëzakonisht shumë në çdo aspekt, jemi një klub i njohur në Evropë dhe në botë. Por tifozët duan të fitojnë. Të arrish në gjysmëfinale nuk është e mjaftueshme” – tha Simeone.
Ndërkohë, Simeone i cili ende ka reputacionin e një trajneri të vjetër, ka theksuar shumë herë këtë sezon se skuadra e tij Atletico sulmon më mirë sesa mbrohet.
Jo aq mirë sa për të thyer Arsenalin e fortë të Mikel Artetas, por Atletico është përmirësuar në këtë drejtim dhe Simeone ka evoluar gjithashtu, duke kërkuar një stil më të gjerë pa sakrifikuar intensitetin që përcaktoi vitet e tij më të mira.
Ndeshjen e ardhshme Atletico Madridi e laun kundër Celta Vigos më 9 maj, nga ora 18:30.
KosovaPress