Thirrje politikës gjithëshqiptare:
NDAL PROJEKTEVE KUNDËRSHQIPTARE!
Ing. Xhafer Murseli
Bashkëkombës, motra dhe vëllezër,
Shifrat, që janë treguesit më të saktë, janë alarmante!
Lidhur me këto zhvillime prapakthehu, disa nga të cilat do i cekim në vazhdim, ftojmë udhëheqjet e Shqipërisë dhe të Kosovës, që të heqin nga programet e tyre qeverisëse të gjitha projektet kundërkombëtare të projektuara në Akademinë serbe të Shkencave në Beograd, dhe t'u kthehen projekteve të përbashkëta gjithëkombëtare, për të cilat kanë mandatin e popullit dhe do të kenë, pa mëdyshje, mbështetjen e tij të gjerë.
• Ballkani i Hapur
• Gazi rus apo cilido gaz i huaj
• Të ndalohet me kushtetutë çfarëdolloj marrëveshjeje e nënshkruar shtetërore me Serbinë.
Për marrëveshje me Serbinë mund të diskutohet vetëm atëherë, kur ajo ta njohë botërisht Republikën e Kosovës si shtet sovran
Nga qeveritë shqiptare duhet të organizohet urgjentisht:
• Konferencë shkencore gjithëkombëtare mbi pasuritë natyrore të gjeografisë sonë.
• Të rishqyrtohen të gjitha marrëveshjet për shitjen dhe tjetërsimin e pasurive kombëtare dhe ato t'u kthehen në pronësi shteteve tona.
• Mos HARRONI, ju zonja dhe zotërinj të politikës, që për projekte madhore, nuk mund të vendosni vetë apo në emër të një numri votash të subjektit që i përkisni, por duhet të pyesni POPULLIN, i cili është mbi partitë dhe interesat e kujtdo qofshin, të huaja apo grupe interesash të brendshëm.
Si dëshmi, po përmendim disa nga projektet shkatërruese, që u realizuan në dëm të popullit dhe vendit tonë. Ato janë:
• U shkatërrua mbrojtja e vendit, arsimi, kultura kombëtare, shëndetësia...
• Ekonomia, me të gjitha degët e saj, u shkatërrua dhe ra në gjendje të rëndë. U krijua varfëri e skamje, por edhe vështirësi në sigurimin e bukës së përditshme për qytetarët, që paraprakisht e kishim me bollëk.
• U falën dhe u tjetërsuan shumë territore dhe pasuri natyrore kombëtare, nisur nga ato minerare dhe energjetike, si p.sh.:
- bakri, mbi bazën e përpunimit të të cilit ishin ngritur në vend fabrika përpunimi, sikurse ajo për prodhimin e kabllove elektrikë etj.;
- hekur-nikeli, për përpunimin e të cilit ishte ngritur një kombinat i tërë metalurgjik;
- industria e hekur-nikelit në Kosovë;
- mineralet e Trepçës, të cilat shiten me çmime simbolike.
• Falja e territoreve kombëtare shteteve fqinje, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
• Privatizimi qesharak i rrjetit shpërndarës të energjisë në dobi të Turqisë.
Theksojmë këtu, se të gjitha këto pasuri, që veçse ishin shtylla kryesore zhvillimi të kombit, ishin edhe shtylla të sigurisë kombëtare, të cilat kaluan në duart e pronarëve të huaj, për interesa grupesh dhe individësh ndër ne, por për të keqën e popullit dhe të vendit.
Të gjitha këto u bënë me arsyetime të pabaza, se kështu kërkojnë miqtë tanë, si kusht i integrimit në BE etj.
Paslufta dhe zhvillimet pasuese, pikërisht nga politika puthadorë gjithëkombëtare, e cila e vazhdoi të keqen duke pranuar çdo projekt të pushtuesve, bëri që populli i zhgënjyer të largohej përsëri nga tokat e veta.
Prandaj shtrohet pyetja:
- A nuk jemi ne populli më i vjetër i kontinentit e më gjerë? A nuk kemi kaluar ne vështirësi mbi vështirësi, pa u gjunjëzuar, dhe pse tani duhet të gjunjëzohemi para pushtuesve?!
Çdo politikë që erdhi në pushtet, me premtimet se do t'ia rikthente popullit pasuritë dhe dinjitetin, vetëm sa e thelluan të keqen: mashtruan!
A e dinë këto politika kuislinge, se s'do të mundej të gjendej as për “ilaç”, qoftë edhe një qytetar serb apo i huaj, që do të përkrahte një projekt shqiptar, e të mos flasim më për politika apo politikanë të huaj.
1. Lufta dhe “Ballkani i Hapur”!
Të gjitha këto projekte janë në funksion të zhbërjes së Kombit Shqiptar, dhe janë shumë herë më të rënda e më fatale, sesa të gjitha konferencat e mëhershme ndërkombëtare, që bënë copëtimin e dhimbshëm të kombit shqiptar.
Kjo për faktin, se ato konferenca bënë copëtimin e territoreve shqiptare, ndërsa
Shtrohen pyetjet:
- Pse u bë lufta në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë?!
- Pse tani kjo miqësi me Serbinë okupuese shekullore?
Kroatët dhe sllovenët, që i takojnë së njëjtës familje popujsh sllavë me serbët, me kurrfarë çmimi, nuk pranojnë kurrfarë integrimi me një shtet që tentoi të shfaroste popuj të pafajshëm, që me kushtetutë i takonin së njëjtës krijesë artificiale- Jugosllavisë së titos pa dhënë kurrfarë llogarie!
“Çdo procedurë për përfshirjen e Republikës së Kroacisë në aleancë me shtetet e tjera, nëse kjo aleancë çon ose mund të çojë në ringjalljen e unionit të shteteve të sllavëve të jugut, është e ndaluar”.
Vlen për të theksuar, se populli shqiptar derdhi shumë gjak për t’u çliruar nga kthetrat e Serbosllavisë.
Kujtojmë këtu martirët:
Adem Jasharin me familje, Fazli Greiçevci, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Zahir Pajaziti, Fehmi dhe Gjevë Lladrovci, Adem Shehu, Astrit Suli, Tahir Sinani, Merita Cahani, Qemal Shaqiri, Ramiz Demiri, Mevludin Mehmeti, Ibrahim Fejzullahu, Ridvan Qazimi e mijëra heroina dhe heronj, dëshmore dhe dëshmorë, nga e gjithë gjeografia jonë kombëtare, që dhanë jetën për këtë kauzë të shenjtë: çlirimin nga robëria!
- qindra-mijëra të ndjekur, të persekutuar e të burgosur shqiptarë burgjeve sllave, të dënuar me miliona vite burg;
- varreza masive;
- dhjetëra e mijëra dhunime;
- dëbime masive të popullsisë;
- s'do të kishim pasur nevojë për përkrahje nga NATO-ja, që ta fusnim në konflikt me Rusinë etj.
Shkurt dhe shqip,“Ballkani i Hapur” është projekt serb dhe për interesa 100% serbe, projekt të cilit, ndër të tjera, i paraprin edhe autostrada Durrës - Merdar, me financim 100% nga shqiptarët, për t'i mundësuar Serbisë që të pushtojë tregjet shqiptare pa paguar qoftë edhe një cent, në një kohë kur shqiptarët prodhojnë shumë pak ose gati hiç për të eksportuar.
Të mos harrojmë se Bashkësia ndërkombëtare përkundrejt pranisë së madhe në Kosovë, nuk ka bërë qoftë edhe një investim sado të vogël, ku do të punësoheshin dhjetëra punëtorë, kur në të njëjtën kohë, shtetet për rreth i ka mbuluar me investime punësimi.
Vetëm shqiptarët, për shkak të politikave kuislinge, ngarkohen me shuma marramendëse për projekte që vetë, vetëm për qëllime terciare, mund t’i përdorin; ndonjë pushim, vizitë restoranteve që e kanë mbuluar si askund tjetër gjeografinë tonë kombëtare, por jo fabrika dhe objekte të tjera prodhimi dhe punësimi.
2. Po projekti i gazit, çfarë do të thotë dhe pse duhet kundërshtuar me vendosmëri?!
“Kriza energjetike do të vijë dhe do të jetë e tmerrshme."
Sa herë që kemi nevojë për energji, për industrinë dhe teknologjinë globale, ne i shërbejmë vetes në çdo kohë.
Por shpejt karburantet e tokës, si: qymyri, gazi, nafta dhe uraniumi, do të harxhohen përfundimisht. I fundit fik dritën!
Kështu thotë fizikani nobelist, Robert B. Laughlin, për të ardhmen e furnizimit tonë me energji.
A thua se nuk di fizikani nobelist për burimet diellore të energjisë, që rrezikun për energjinë e sheh nga shterimi i burimeve konvencionale?!
Treguesit e freskët mbi ecurinë e rritjes së çmimeve të qymyrit, gazit, naftës etj., e kanë alarmuar politikën kryesore botërore, saqë nuk dinë se cila do të jetë zgjidhja.
Vetëm politika shqiptare fle mbi dafina, edhe pse gjeografia jonë kombëtare fle mbi rezerva dhe resurse gjigante burimesh energjetike dhe pasuri të tjera natyrore, ndërsa kombi ynë vuan për energji, vuan për punë dhe bukë, ndaj "ka zgjedhur" rrugën më dëshpëruese: largimin nga atdheu, ASIMILIMIN!
• Çka tregojnë për ne çmimet e ngritura rishtas të qymyrit, gazit dhe naftës?
• Qymyri
Kjo është vlera e qymyrit sipas peshës, ndërsa vlera energjetike e tij është disa herë më e lartë, kur kemi parasysh faktin që vlera energjetike për një ton qymyr shkon deri në mbi 8 MW, në varësi nga cilësia.
Projekti i gazit na vjen si rrjedhojë e projektit “Ballkani i Hapur” - Jugosllavia e tretë, me qëllim që shqiptarëve, njëherë e përgjithmonë, t'u hiqet mundësia e pavarësimit dhe e zhvillimit politik e ekonomik. Pra, të ketë stanjim, jo përparim, dhe që shqiptarët t’i bëjnë të varur nga burimet e huaja që janë shumë të kushtueshme. Në anën tjetër, t’ua marrin falas burimet kolosale vendore të qymyrit, sikurse i kanë marrë tashmë burimet kolosale të naftës dhe gazit në shtetin amë, Shqipëri.
Pikërisht kjo bën të kuptohet pse bash tani iu shpallet luftë edhe atyre pak burimeve të mbetura fosile të energjisë, kur teknologjia e djegies së tyre është e sofistikuar.
Nëse s'ka mbetur gjë për t'u djegur, do të duhej të ndiheshim të lehtësuar përballë klimës.
• Pse s’duhet ta pranojnë?!
1. Sepse edhe gazi, sikurse qymyri dhe nafta, është burim fosil energjie, i rrezikshëm për klimën, edhe pse me shkallë pak më të ulët të çlirimit të CO2 në natyrë.
· rreth 125 mi € në orë
· rreth 3 milionë € në ditë
· rreth 30 miliardë € në 30 vjet
· apo të paktën mbi 150 € në muaj dhe për banor.
3. Nëse Kosova do ta blinte të gatshme këtë sasi energjie, do t'i kushtonte mbi 2 herë më pak.
3.1. Ndërsa po ta përfitonte nga qymyri i vet, do t'i kushtojë rreth 5 herë më pak.
Çfarë na duhet më tepër?!
Vetëm MEND, se të gjitha të tjerat i kemi!
• Qëllimi i furnizimit të shqiptarëve me gazin rus është pikërisht qymyri i Kosovës, gazi dhe nafta e Shqipërisë!
Pse këto?!
Dhe pastaj, ne, shqiptarët, do të asimilohemi rrugëve të botës duke kërkuar jetë më të mirë!
6. Ai që do të bëhet pronar i qymyrit të Kosovës, nesër, pasi ne ta kemi ngritur TEC-in me bazë gazin dhe pasi të jemi futur në borxh deri në fyt, do të ndërtojë TEC-in në tokën tonë, me qymyrin tonë, me “argat” shqiptarë. Pastaj do të shesë energji ku të dojë, do të na furnizojë edhe ne me çmime më të ulëta, sesa ne që përfitojmë nga gazi; do të na ndotë ambientin pa i tërhequr vërejtje askush dhe neve TEC-i me gaz do të na mbetet ngrehinë - dhuratë nga miqtë, që kurrë miq s'na quajtën.
8. Kështu Shqipëria ka kohë që shumicën e nevojave për energji i plotëson nga burime të ripërtërishme uji. Ajo njëkohësisht kishte në shfrytëzim burime të mjaftueshme të gazit dhe naftës nga trualli i vet, që i tejkalonin nevojat vendore, por politika atje, në vend që të pranojë gaz të huaj me çmime të larta dhe të zbatojë projekte të huaja, duke gënjyer popullin se janë në të mirën tonë, duhet t'i tregojë popullit se ku u tretën burimet kolosale të gazit, naftës dhe ato minerale në Shqipëri?!
Këtë kërkesë populli e ka vazhdimisht, derisa të dijë të vërtetën e pasurive që i takojnë atij e jo udhëheqjes, dhe ato duhet t’i kthehen.
Pse u dashka të heqë dorë prej tyre, kur teknologjia e përsosur e djegies së qymyrit i plotëson të gjitha standardet e kohës rreth klimës dhe mjedisit?!
10. Aktualisht në botë janë në ngritje e sipër rreth 1400 TEC-e me qymyr, pa llogaritur qindra e mijëra të tjera ekzistuese, që as u shkon ndër mend t’i ndalojnë së punuari.
Këto kohë Maqedonia i kërkoi Kosovës ndihmë për furnizim me qymyr për TEC-et e veta, në mënyrë që të plotësojë nevojat vendore.
12. Asnjë shtet në botë apo në BE nuk i plotëson nevojat me energji, pa burimet kryesore konvenciale, si: qymyri, nafta, gazi dhe urani.
Vetëm Franca ka rreth 60 TEC-e atomike.
Dhe për t'u kuptuar e tërë kjo lojë fjalësh duhet të lexohet vendimi i BE-së, mu që në fillimin e vitit të ri 2022, që energjinë e uranit dhe gazit i shpalli si energji të gjelbër, por që u kundërshtua menjëherë fuqishëm nga Partia gjermane e të Gjelbërve, me zëvendëskancelarin Robert Habeck.
Dhe kjo u bë, ngaqë tashmë BE-ja futi në funksion gazsjellësin mijëra km nën det nga Rusia, apo rreth 60 TEC-et atomike në Francë e shumë të tjera jo vetëm në BE, së bashku me ato të reja që po ngritën në Sllovaki etj.
Kjo na bën të kuptojmë në këtë fillimviti, se diskutimet dhe cilësimet rreth energjisë janë 100% politikë strategjike, ndaj ne duhet me çdo kusht t’i ruajmë burimet tona dhe t’i shfrytëzojmë vetë, pa lejuar duar të huaja mbi to.
Politika shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj, t’i kuptojë qëllimet afatgjata të vendimeve dhe veprimeve të të tjerëve karshi nesh!
Qymyri nuk cilësohet kot ARI I ZI.
Provojeni dhe pyesni!
Mbi bazën e këtyre zhvillimeve, shqiptarët duhet të jenë të fundit, që të heqin dorë nga djegia e qymyrit të vet, pasi nuk kanë rrugëdalje. Pra të fundit pasi të jenë pushuar të gjitha TC me qymyr në Ballkan dhe të fundit, pas Kinës, Indisë, Rusisë etj., superfuqi botërore këto, që deklaruan para pak kohësh dhe botërishtë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Klimën në Glasgou, apo me veton në KB pak kohë më parë, se do të largohen nga djegia e qymyrit diku rreth viteve 2060-70 !
Madje në këtë pikë, shqiptarët gjithsesi gjenden në krye të listës së shteteve në të gjithë botën, që shfrytëzojnë burimet diellore për përfitimin e energjisë.
Nëse dikush do ta ruajë klimën globale duke i gjobitur shqiptarët që të mos përdorin burimet e veta energjetike, ai apo ata dikush le të marrin vetë obligimin, që të financojnë projekte të tilla pa qymyr, ngaqë shqiptarët janë në fund, janë sjellë në gjendje të tillë, që edhe bukën e përditshme s'mund ta sigurojnë në njërën anë, ndërsa në anën tjetër nuk janë as në BE dhe s’kanë as edhe një obligim, kur vetë të tjerët brenda BE-së nuk kanë hequr dorë (vetëm fjalë), dhe as do të heqin dorë ndonjëherë nga djegia e qymyrit për arsye klime!
Dikush ia ka vënë syrin qymyrit tonë.
Para ca kohësh, qymyri i Kosovës nuk shqetësonte njeri dhe as institucion ndërkombëtar.
3. "Zajednica" dhe "Ex-territorialiteti" i objekteve fetare
Me "Ballkanin e Hapur" - Jugosllavinë e Tretë, Serbia ka arritur që ta hedhë rrethin gjithë shqiptarisë. "Zajednica" dhe "Ex-territorialiteti" i duhen Serbisë, që ta copëtojë dhe minojë nga brenda Kosovën, në mënyrë që shqiptarët të shpërngulen sa më parë, duke migruar nëpër botë.
Në kushte normale, për projekte me interes shtetëror, fjalën e fundit do të duhej ta kishin institucionet përkatëse kërkimore shkencore.
Fatkeqësisht dhe jo rastësisht, shqiptarët i kanë shuar këto institucione si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë.
Është më se e nevojshme ngritja e nivelit të vetëdijes popullore.
Të ndëshkohet politika, e cila punon për interesa të huaj.
Në situatën aktuale dhe vazhdimisht, populli shqiptar ka dëshirë që t'i shohë kryeministrat aktualë shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me udhëheqësit shqiptarë nga Tetova, Ulqini dhe Presheva, në Tiranë, duke promovuar institute dhe projekte zhvillimore gjithëkombëtare, e assesi promovime projektesh, siç është “Ballkani i Hapur”!
Individë, grupe interesi etj., që me apo pa vetëdije i kanë përkrahur apo i përkrahin këto projekte, i kanë bërë shërbimin më të keq popullit dhe vendit, rrjedhimisht edhe pasardhësve të tyre familjarë.
Është e vërtetë, që një vend që ka burimet kolosale energjetike dhe minerare në truallin e vet, të paktën për dhjetëra shekuj, quhet shqiptari.
Pra, te ne nuk paraqet shqetësim mungesa e resurseve natyrore dhe njerëzore, por shqetësim në rritje paraqet mbrojtja e tyre për interesa të popullit dhe vendit.
Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.