Përbërja e grupit të fiseve që përbënin Malin e Zi, në pjesën më të madhe duket se ka prejardhje nga barinjtë vllehë dhe shqiptarë, disa prej të cilëve janë serbizuar vetëm gjatë këtyre pak brezave të fundit.
E. Durham
...Gjatë viteve 1912 – 13, ata (shqiptarët) hoqën vuajtje të rënda. Një oficer serb në pranin time, tregonte se si batalioni i tij kishte shkuar në bajoneta tërë grat dhe fëmijët, në një pjesë të fisit,” sepse grat lindin burra.” ... Nga hetimet e bëra më vonë, mësova se ishin masakruar rreth 1400 vetë. Një pjesë e këtij fisi tani është nën zgjedhën serbe.
Grupi i Pejës, faqe 44.
... fiset e tanishme të Shqipërisë, kryesisht rrjedhin nga banorët para – sllav të Ballkanit.
Fiset e Malit të Zi deri më 1913, faqe 45.
...Faqe 53. CËRNOJEVIQËT
... Prejardhja e tyre së paku pjesërisht ishte shqiptare. Më 1403 raguzianët i drejtuan Nikollë Topisë , një nga krerët shqiptar, një letër në dialektin latin që përdorej atëherë në bregdet, duke kërkuar nga krerët dhe luftëtarët shqiptar që të luftonin kundër Bosnjës. “Kapitenëve tanë u janë dhënë fuqi të plota që të bëjnë lidhje me Gjurasheviqët dhe shqiptarët e tjerë .”
Cërnojeviq. Duke qenë vendas, gjë që duket qartë në krahinën e Zetës, pjesërisht sllave e pjesërisht shqiptare.
Faqe 54. ...Cernojeviqët kishin tre djem, ata hynë në grindje me serbët. ...në atë kohë Mali i Zi nuk kishte dëshirë të bashkohet me Serbinë .
Faqe 57. ...Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë ndodhur ndonjë kryengritje në favor të Cernojeviqëve, megjithatë , më 1500, Gjergji u kthye në Mal të Zi duke ju nënshtrua turqve. ... Afërsisht në këtë kohë vendit iu dha më së pari emëri “Mal i Zi”. Në hartat e vjetra kjo krahinë shënohet si pjesë e Shqipërisë.
... pas vdekjes së Stanishës Mali i Zi u bë përsëri pjesë e krahinës së Shkodrës.
Faqe 58. Lll. Kjo është një pleme e madhe afër liqenit të Shkodrës, në krye, në bregun perëndimor të grykës së Rjekës. Deri në vitin 1878 kjo ... gjendej në kufi shërbente si tampon në mes të Malit të Zi dhe turqve. Këta pretendojnë se kanë lidhje gjaku me Piperin dhe Vasojeviqët, flisnin shqip dhe ishin katolik. Brastvoja e Plamenacve, një nga më të rëndësishmet e Cërmninës, e njeh prejardhjen e vet shqiptare.
Më 1322, mbreti Stefan Uroshi lll i dha manastirit të Shën Nikollës, në ishullin e Vraninës, krahinën e Orahovës në Cërmnicë, bashkë me njerëzit e familjet e tyre. Midis emrave që përmendën aty janë edhe ato të shqiptarëve (p.sh. Vogliq, nga shqipja “i vogël”... një dokument i hartuar në Raguzë më 1402, që ka lidhje me disa pasuri përmendet “lumi Çirnica” (lumi fjalë shqipe). S’ka dyshim se kjo krahinë është e përzier dhe ato fise që e lidhën fatin e tyre me Malin e Zi, u bënë ortodoks dhe flisnin serbisht.
Tre fiset e përmendura më sipër, duke qenë të krishtera dhe në luftë të vazhdueshme me Turqinë, në mesin e shekullit të XVll , në kohën e Vlladikës Danilla l e lidhin fatin e tyre me Malin e Zi. Kjo lidhje kishte karakter të lirë ... zyrtarisht ata as që quheshin Malazezë. ...
Raporti i të dërguarit austriak Jozef Kërmpotiq, më 1788, tregon se në atë kohë, të gjitha këto fise ishin shqiptare katolike....
Hoti dhe Gruda që ju dorëzuan armikut të tyre me 1913, tani po bluhen në mullirin serb. Aty nuk lejohen as shkolla as libra në gjuhën shqipe.
Vl. Lukovo. Kjo është një pleme që shtrihet në mes të Drobnjakut dhe Nikshiqit.
Vlll. Vasojeviq. Kjo është një pleme e madhe që përbëhej nga shumë brastvo (vëllazëri) ... nga disa portrete të vjetra mësova se deri në brezin e fundit grat kanë përdor veshjen dhe zbukurimet e shqiptarëve të Malësisë së madhe. Shumë prej burrave mbanin akoma veshjen shqiptare. ...
Faqe 62. Kolashini është nga shqipja “Kol i shen” (Kola i shenjtë Përkthim): shën Nikolla , s’ka dyshim, shenjti mbrojtës i katolikëve shqiptar, të cilëve ai u përkiste dikur. Në vitin 1858, balada na tregon se si i nxitnin murgjit e manastirit të Moraqës vojvodët vendës të sulmonin Kolashinin.
Faqe 64. Drobnjakët ishin midis fiseve që bënin pjesë në lidhjen e fshehtë kundër mbretit plak Nikolla, më 1907. Qysh më 1918, ata kanë luftuar kundër aneksimit nga ana e Serbisë...
Faqe 66. Mbetën për t’u shqyrtuar edhe pak nahije të tjera, më tepër administrative se fisnore, të aneksuara më 1878.
Faqe 67. Primorje dhe Kraina. (Bregu dhe tokat e bregdetit). Kjo përfshin Tivarin dhe Ulqinin, një qytet krejtësisht shqiptar që ju dorëzua padrejtësisht Mali të Zi nga ana e fuqive me 1878 ... zotëri Gladstoni, që nuk i kishte vizituar kurrë ato krahina, mendonte që të gjithë myslimanët ishin turq, ndërsa të gjithë kristianët e Ballkanit engjëj, prandaj në mënyrë të pamëshirshme , ngulte këmbë në dorëzimin e shqiptarëve të pafat tek armiku më i keq i tyre.
... Ulqini në kohën e mesme nxirrte monedhat e veta dhe ky bashkë me Tivarin kishin të drejta të veçanta. ...
Këtu unë ndesha në procesin e rreptë të serbizimit. Kostumi shqiptar ishte i ndaluar ndërsa mbajtja e kësulës malazeze ishte e detyruar. Fëmijët ishin të detyruar të ndiqnin shkollën malazeze, kurse shkollat, librat e gazetat në gjuhën shqipe nuk lejoheshin. Në luftërat e vitit 1912 – 13, Mali i zi përfitoj nga rasti të rralloj popullsinë shqiptare duke i dërguar batalionat e tyre në vende të rrezikshme. Kur disa nga këto familje të cilave u ishte marr çdo gjë, më kërkuan t’ju ndihmoj nga fondet e mija të ndihmës dhe unë po bëhesha gati t’u shpërndaja miell, guvernatori malazez i Podgoricës, Stanko Markoviqi më ndaloj të bëja një gjë të tillë dhe kur unë e qortova për këtë, ai mu përgjigj se nuk ka rëndësi se sa shqiptar do të vdisnin, ndihma mund t’u jepja vetëm malazezve. Kaq të terrorizuar ishin priftërinjtë katolikë të krahinës sa që ata nuk guxuan të pranonin as si dhuratë për grigjën e tyre ca rroba të vjetra. ...
Rreth gjysma e fisit të Tripshtit e ka prejardhjen nga Hoti dhe nuk ka lidhje martesore me ta.
Faqe 69. 8. Zhvillimi i Malit të Zi në shtet
Tani ne kemi një ide të përgjithshme të grupit të fiseve që formonin Malin e Zi. Përbërja e tyre në pjesën më të madhe duket se ka prejardhje nga barinjtë vllehë dhe shqiptarë, disa prej të cilëve janë serbizuar vetëm gjatë këtyre pak brezave të fundit. Në kohët e para fiset nuk kanë bërë ndonjë përpjekje që të bashkoheshin me serbët dhe luftuan vetëm për pavarësi. Vetëm presioni i jashtëm i bëri ata të bashkohen, por edhe kjo gjë s’ka arritur t’i mbajë ata gjithmonë së bashku....
Faqe 80. Strabo dhe fiset e vjetra, Ardhja e Sllavëve.
Strabo (viti 20 e.r.) në përshkrimin e tij për fiset e Ballkanit të kohës së vet, të pjesës që flet për Dodonën, na tregon se “midis Thresprotve dhe mollosëve, njerëzit që mbanin ofiqe quheshin Peligones, sikurse edhe te maqedonasit.
Ngjashmëria midis fjalës së Strabonit “peligones” dhe termeve të sotme te shqiptarët të bie kaq shumë në sy, sa që të jep të kuptosh se “plak, plaku, pelaku” (të gjitha janë variante të së njëjtës fjalë), ...
Neve na thanë se edhe serbët ishin në sistemin e fiseve, por të dhënat për këtë janë të pakta. Një nga përshkrimet më të hershme të asaj kohe për depërtimin e tyre në Gadishullin e Ballkanit është ai i Gjonit të Efesit që thotë: ”Tamam ky vit, viti i tret pas vdekjes së Justinianit (574 e.j.) është i përmendur për invadimin nga popuj të mallkuar të quajtur sllavonë ... kanë kaluar katër vjet që ata kanë zënë vend këtu , janë shtrirë gjerë e gjatë dhe grabisin, djegin e marrin robër akoma, sepse perandori është i zënë me luftë në Persi. ...
Banimi i vëllehëve dhe të shqiptarëve në male dëshmojnë akoma për ikjen e banorëve të vjetër para pushtuesve.
Faqe 82. Ligji i fisit në Shqipërinë veriore
Sa herë që pyesja malësorët se përse ishte bërë një gjë, gjithmonë më thoshin: “se ashtu ka urdhëruar Leka”. Ligjet, zakonet, doket, të gjitha i lidhnin me Lekën. ... shprehja “kështu ka thënë Leka” i bënte njerëzit të bindeshim më shumë se sa dhjetë porositë dhe predikimet e hoxhëve dhe priftërinjve. ... Letra nga Papa Inocenti lll për fisnikun Demetrius, princ i Shqipërisë, në përgjigje të një kërkese që i bëhej për mësimin e fesë; si dhe një dokument të vitit 1216 që na shpjegon se “Demetrius është i biri i Progonit dhe vëlla i Gjinit, Kont i Shqipërisë”.
Hopf, Chroniques inedits Greco - Romanes(Kronika të pabotuara Greko-Romane), Berlin 1873, si rezultat i shumë kërkimeve jep një gjenealogji të Dukagjinëve. Më i hershmi është “Tanushi l, Dux Ginus, Zot i Zadrimës, i Malit të Zi dhe i Pulatit dhe i Shatit”.
Faqe 84. ... Thuhet, se më 1464 Papa Pal i ll e kishte shkishëruar Lekën për shkak të kodit të tij që nuk përputhej fare me krishterimin. ...
Faqe 97. Kodi i ligjeve, i shkruar për herë të parë për Malin e Zi, u përpilua nga Vladika Petar l, më 1796. ...
Faqe 118. Zakonet e vjetra rrojnë gjatë. Kohët e fundit është njoftuar se gjatë luftërave Ballkanike të viteve 1912-13 tortura me anën e ashklave të pishës ka qenë një nga mjetet e përdorura të malazezve për t’i kthyer myslimanët në të krishterë; gjithashtu, edhe gjatë kohës që shkruhet ky libër (12927), maqedonasit deklarojnë se janë arrestuar student që dyshohen për propagandë kundër Serbisë dhe se atyre u janë futur gjilpëra nën thonjtë për t’i detyruar t’i tregojnë bashkëpunëtorët e tyre.
Ligji serb
Kanuni është përpiluar në vitin 1349, në formën e 135 artikujve, të cilëve u janë shtuar 66 të tjerë më pak të rëndësishme, më 1354. ...
Faqe 121. Sipas ligjit serb, Klasa e dytë e shërbëtorve, ... përbëhej nga barinjtë, që kullotni kopetë në male. Ata përmenden në mënyrë të veçantë si “Vlasi” dhe “Arbanasi”.
Grupi i dytë, arbanasit, ishin shqiptarë, të cilët siç duket kishin ruajtur gjuhën e tyre. Vendbanimet e barinjve në malësi quheshin “katun”, emër që përdoret akoma për kasollet e staneve në kullosat e Malit të Zi dhe të Shqipërisë. ...
Nëntor 2022