”The Times”: Rafting plot emocione në parkun kombëtar të lumit të egër të Evropës
Lexohet për: 5 min.
vjosaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në një lumë të madh dhe të egër si Vjosa, mund të shijosh çdo kënaqësi që të ofron ajo. Ja ku je, në gomonen tënde të fryrë me nëntë ulëse duke lundruar përmes Vjosës, shkruan faqja e internetit thetimes.co.uk.

Të veshur me rroba banje, jelek noti dhe helmeta, teorikisht e dini se çfarë të prisni – në fund të fundit – rafting në ujërat e ëmbla në lumin më të egër të Evropës.

Shumë shpejt zemra juaj fillon të rrahë. Pastaj ndiheni sikur Zoti të ka hedhur një oqean uji në fytyrë. Gomonia përplaset mes valëve duke rritur edhe të rrahurat e  zemrës.

Isha me shumë fat që kur u gjenda nën një valë të tillë, pas meje ishte ulur Endri Hoxha. I hollë, i zhytur në mendime dhe vetëm 25 vjeç, ai vjen nga qyteti historik i Beratit dhe është jo vetëm një guidë e licencuar, por edhe anëtar i ekipit kombëtar të raftingut të Shqipërisë.

Hoxha ishte në drejtimin  e gomones, por që ne të zbrisnim pa ndonjë incident, ishte thelbësore që ekuipazhi i tij prej tetë vetash, të punonte me të.

“Të gjithë bashkë!”, bërtiti Hoxha, që do të thotë se ne të gjithë duhet të vozisim përpara në të njëjtën kohë.

Kështu vozitëm njëherazi dhe arritëm ta mbanim gomonen drejt dhe të saktë. Shpërblimi ynë ishte një fytyrë tjetër plot me ujë.

Është një kohë e mrekullueshme, për një udhëtim rafting. Sa udhërrëfyes i mirë ishte Hoxha! Jo vetëm i qetë dhe i saktë, por edhe një lexues i shkëlqyer i vorbullave të një lumi.

Gjithçka që duhej të bënim ishte të dëgjonim urdhrat e tij dhe të shijonim udhëtimin.

Kur e ngritëm gomonen në breg një orë më vonë, vetëm disa hapa larg kampit bazë të Hoxhës, nuk doja të largohesha nga vendi i ngjarjes. Mund të isha lagur, por shpirti im ishte diku në qiellin blu të thellë sipër meje.

Për mua Vjosa ka qenë gjithmonë në qendër. Leviathani prej 200 kilometrash – i cili rrjedh nga malet e Pindit në Greqi, përmes Shqipërisë Jugore dhe deri në Adriatik – mendohet të jetë lumi i fundit me të vërtetë i egër evropian.

Asaj iu dha statusi i parkut kombëtar në mars – parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.

Por, Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara nga ky itinerar.

Megjithatë, sado e lehtë apo e mundimshme, çdo hap i udhëtimit kishte shpërblimin e vet. Në një fshat malor të vogël dhe pothuajse të paarritshëm, hëngrëm një vakt të përbërë tërësisht nga ushqime bio.

Pati gjithashtu një shëtitje në malin e shenjtë të Tomorit dhe dy netë në hotele me vendndodhje të bukur larg bazës sonë në Berat: Bujtina Bracaj në Çorovodë dhe Vila Përmet në qytetin me të njëjtin emër.

Në moshën 57-vjeçare, unë isha ”anomalia”. Të tjerët ishin 20 vjet ose më shumë më të rinj dhe përfshinin një ekonomist të Bankës së Anglisë, një instruktor surfi dhe zhytjeje, një strateg të dhënash në NHS England, një nëpunës civil dhe një drejtor agjencie.

Tani, çuditërisht, rezultati përfundimtar është si një kopsht evropian i Edenit, një vend i pacenuar dhe me rreze dielli të vazhdueshme. Ne të gjithë ndiheshim shumë me fat që ishim atje përpara vapës së egër të verës dhe përpara fluksit në rritje të vizitorëve evropianë, australianë dhe amerikano-veriorë.

Për mua lumi i Shqipërisë mbetet xhevahiri i kurorës së saj. Kur bëhet fjalë për një ndjenjë të vërtetë madhështie, Vjosa është në një ligë më vete, pasi ajo përshkon rrugën e saj nën malet e mbushura me dëborë dhe mbush gjysmën e luginës së saj me drurë.

Megjithatë, lumi më i mahnitshëm që kemi parë është ai i Osumit, i cili ka kaluar nëpër një shtrirje gëlqerore për të krijuar 20 kilometra kanion të pjerrët dhe të ngushtë.

Ndonjëherë, nën ujëvarat e tyre të rrëzuara dhe dredhkat e tyre, këto kanione duken si animacion kompjuterik, të destinuar për pjesën tjetër të filmit ”Avatar”.

Në të dyja rastet ndjenja e habisë ndizet nga zhurma që vjen nga rafting nëpër to, shkruan ATSh.

Në fakt, kjo ndjenjë ishte aq e fuqishme sa – kur isha në të njëjtën moshë me pjesën tjetër të grupit – ndoshta do ta kisha hequr nga rrjedha e jetës sime

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024