Një zonjë britanike ka përshkruar vizitën e saj në “Maldivet e Evropës”, dhe arsyen pse ajo ra në dashuri me këtë vend, sipas gazetës së njohur britanike ”The Sun”.
Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat blu të pastër i bëjnë Maldivet një destinacion të rëndësishëm. Por, udhëtimi atje nuk është gjithmonë i lehtë.
Megjithatë, një zonjë britanike dhe Tiktok-eri “The Travel Mum” zbulon se sa e lehtë është të udhëtosh diku me pamje të ngjashme, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa.
Në një video, ajo ka shpjeguar se si mund të shkohet në Ksamil, të cilit i referohet si “Maldivet e Evropës” dhe saktësisht se çfarë mund të presin vizitorët.
Për më tepër, plazhi është shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese.
Njerëzit u mahnitën nga ajo që panë në video dhe thanë se do ta mendonin ta vizitonin vetë.
Megjithatë, një komentues i tretë ishte i shqetësuar se sa i vështirë do të ishte udhëtimi atje.
“Si udhëtohet atje? A është e vështirë?”, tha ai.
Ajo tha se “ne vazhdojmë të dëgjojmë për Maldivet e Evropës, kështu që le t’i shohim. Ka disa gjëra që duhet të bëjmë për të mbërritur deri atje dhe e para është të marrim një avion për në Korfuz”.
“Tani që jemi në Korfuz po i drejtohemi portit dhe marrim një traget për në Sarandë. Ne kemi rregulluar paraprakisht të marrim me qira një makinë, çmimi i së cilës na u ul 25%, deri në destinacionin tonë përfundimtar në Ksamil”, shton ajo.
“Ne kemi rezervuar një apartament në qendër, me dy dhoma gjumi, për vetëm 190 paund për gjashtë netë. Është një vend i shkëlqyer për të shijuar plazhet e shumta të bukura, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme aty pranë. Sapo shpenzuam pesë paund në supermarket për të ushqyer pesë persona”, shton ajo.
“Ne jemi absolutisht të dashuruar me Shqipërinë”, përfundon zonja britanike.
Fluturimet janë më të shpejta se sa deri në ishujt Kanarie, pasi të duhen vetëm tre orë për të mbërritur atje.
Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchesterin, Birminghamin, Bristolin dhe Newcastle.