Tesla tërheq rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të kamerës
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Prodhuesi amerikan i makinave Tesla po tërheq rreth 200.000 automjete në SHBA për shkak të një problemi me kamerën e pasme.

Çështja ka të bëjë me një "paqëndrueshmëri të softuerit" që pengon shfaqjen e imazhit të kamerës së pasme, njoftoi sot Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Automjetet përfshijnë modelet e caktuara Model S, X dhe Y 2023, të pajisura me sistem të plotë autopilot vetë-drejtues.

Zhvillimi i fundit pason tërheqjen e Tesla-s për një rekord prej dy milionë automjeteve të saj në SHBA, mes një sistemi defekti që mund të dëmtojë vëmendjen e shoferëve kur përdorin veçorinë e vetë-drejtimit.

Në maj 2023, Tesla tërhoqi mbi 1.1 milion automjete në Kinë për shkak të problemeve të frenimit.

NHTSA kishte hapur një hetim mbi sistemin autopilot të Tesla-s në vitin 2021, pasi dhjetëra makina Tesla goditën automjetet e palëvizshme. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024