Cikloni nga jugu i Italisë dhe Deti Jon do të kushtëzojë mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dyja vlerat ekstreme. Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Situata meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë. Ngricat tashmë janë të pranishme në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.
E hënë
Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 2 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.
E mërkurë
Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten nga -6 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten nga -8 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet -1 deri në 4 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga verilindja me shpejtësi 1-2 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.