Terry njofton rikthimin sensacional te Chelsea
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry ka njoftuar se ai është rikthyer te “Blutë” për të punuar me akademinë e klubit.

Terry u largua nga Chelsea para disa muajve për të marrë rolin e asistent-trajnerit te Leicester City, por pas largimit të Dean Smith pas rënies nga liga, Terry rikthehet te Chelsea, raporton KosovaPress.

“Jam tejet i gëzuar që jam rikthyer në shtëpi për të punuar me akademinë”, shkroi Terry në “Twitter”.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Terry ka bërë plot 715 paraqitje për Chelsean, duke fituar plot pesë tituj të Premier Ligë, pesë tituj të FA Cup një titull të Ligës së Evropës dhe një të Ligës së Kampionëve.

John Terry on Twitter: "I’m delighted to be back Home working in the Academy. @ChelseaFC ? https://t.co/QBJtPUoPdm" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024