Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, mbi 40 zjarrfikës përfundojnë aksionin në orët e para të mëngjesit
Lexohet për: 2 min.
zjarri ne Shqiperi
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses Arben Cara, në një prononcim për media mbrëmjen e djeshme tregoi se vatra në Dhërmi u shua që dje, ndërsa në Llogora flakët ishin nën kontroll.

Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohë shumë të shpejtë, pasi vendosëm në lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogarasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë”, tha drejtori.

Cara gjithashtu tregon se është një zjarrvënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara./TopChannel/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025