Pjesa e parë: Chelsea në disavantazh, Tottenhami e Brightoni luajnë baras
Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të xhiros së 30 të Premier Ligës angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea gjendet në disavantazh prej 1:0 ndaj Wolverhamptonit, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Matheus Nunes në minutën e 32’ të ndeshjes.
Në epërsi të njëjtë 1:0 gjendet edhe skuadra e Brentfordit, e cila po avancon si vendase ndaj Newcastle United.
Ndërkaq, skuadra e Tottenhamit e mbyll pjesën e parë duke barazuar 1:1 me Brightonin, ku për vendasit shënoi Heung-Min Son, ndërsa te skuadra e Roberto De Zerbit golashënues ishte Lewis Dunk.
Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Premier Ligës i gjeni më poshtë.
Aston Villa 0:0 Nottingham
Brentford 1:0 Newcastle
Fulham 0:1 West Ham
Leicester 0:1 Bournemouth
Tottenham 1:1 Brighton
Wolverhampton 1:0 Chelsea