Tërmeti godet Italinë
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën Campi Flegrei pranë Napolit në Itali në orën 13:46 të së premtes, ndërsa vazhdoi një valë shqetësuese e aktivitetit sizmik në kalderën vullkanike.

Tërmeti, i cili goditi në një thellësi prej katër kilometrash, është ndjerë në disa rrethe të Napolit.

Zona Campi Flegrei aktualisht është duke u prekur nga “bradyseizmi”, ose ngritja e tokës, dhe ka pasur një sërë tërmetesh atje muajt e fundit.

Departamenti i Mbrojtjes Civile tha se nuk kishte raporte fillestare për dëme nga tërmeti i së premtes.

Ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci ka emëruar një komisioner të posaçëm për zonën e Campi Flegrei për t'u kujdesur për masat parandaluese të rrezikut.

 Ministri është ankuar sesi ishte lejuar zhvillimi urban në këtë zonë.

“U autorizua zhvillimi urban i paarsyeshëm, kaotik dhe i rastësishëm dhe nuk u morën parasysh asnjëherë rreziqet e afërta në zonë.

“Ata që duhej të mbikëqyrnin nuk e bënë këtë” tha ai./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024