Një tërmet 7 ballë sipas shkallës Rihter, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur në Oqeanin Paqësor, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Eureka- Kaliforni, njoftoi sonte Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), duke thënë se tërmeti pasoi nga një tjetër dridhje toke me fuqi 4.2 ballë dhe një sërë tërmete më të vogla.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit njoftoi se një alarm është lëshuar për pjesë të brigjeve të Kalifornisë dhe Oregon për rreth 5 milionë njerëz, por ai është anuluar pas rreth një ore pas kalimit të rrezikut.
Tërmeti, i cili sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së ishte 7 ballë, ndodhi rreth 480 km nga San Francisko, pranë qytetit Eureka.
Kryetari i bashkisë Eureka, Miles Slattery, raportoi se nuk ka dëme të konsiderueshme në qytet.Sipas CNN dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), vetëm rreth 15 tërmete që arrijnë 7 ballë të Rihterit ndodhin çdo vit në botë.
Cunami i fundit shkatërrues ndodhi në dhjetor 2018, kur valët e detit rreth tri metra të larta goditën brigjet e Indonezisë, duke vrarë mbi 430 persona.