Tërmet i fuqishëm godet Filipinet
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet prej 7.6 ballë të Rihterit goditi të shtunën brigjet lindore të rajonit Mindanao në Filipinet jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 32.8 kilometrash, në orën 22:37 sipas kohës lokale (1437 GMT), thanë nga USGS.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione për viktima.

USGS, Agjencia Meteorologjike e Japonisë, dhe PHIVOLCS - instituti i Filipineve për monitorimin dhe zbutjen e shpërthimeve vullkanike, tërmeteve dhe cunamit - kanë lëshuar paralajmërime të veçanta për cunami për qytetet bregdetare në rajon.

Tërmeti erdhi disa orë pasi një tjetër tërmet me fuqi 5.5 ballë goditi Indonezinë lindore. /AA

Të paktën 7 të vdekur nga tërmeti në Filipine - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024