Tërhiqet nga shitja objekti i Bankosit në Rahovec
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë numër 26 - Objekti i Bankosit në Rahovec.

Ky aset ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit numër 68, e cila mbahet më 4 shtator 2024, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me kërkesën e Komunës së Rahovecit.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve numër 68 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024