Tërbohet Xhaka: Turp ajo që ndodhi në fushë
Lexohet për: 2 min.
Granit Xhaka
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas humbjes 2-0 ndaj Danimarkës, zhgënjimi në mesin e kombëtares zvicerane është i madh. U fol për vendimet e arbitrit Daniel Siebert. Ai jo vetëm që i dha kartonin e kuq Nico Elvedit pas një faulli në minutën e 50-të, por përjashtoi me karton të verdhë-kuq kapitenin Granit Xhaka.

Por zemërimi i zviceranit nuk ishte drejtuar vetëm te arbitri. Zviceranët ngritën akuza edhe ndaj danezëve. Sidomos, situata para rezultatit 0-1 nxehi emocionet zvicerane.

"Breel është shtrirë në tokë dhe është goditur disa herë," shpjegoi trajneri Murat Yakin. Sidoqoftë, kundërshtari thjesht e vazhdoi lojën. "Kjo nuk ishte absolutisht një lojë e ndershme nga danezët," shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Granit Xhaka gjeti fjalë edhe më drastike se Yakin. “Kartoni i kuq është një skandal i madh për mua. Nuk ka nevojë për ta diskutuar atë”, shpërtheu kapiteni. “Mendoj se jam qetësuar përfundimisht në vitet e fundit. Por kur diçka është e padrejtë, emocionohem shumë”, ka vazhduar Xhaka.

“Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme. Ajo që treguan danezët sot nuk ka të bëjë fare me respektin”, thotë mesfushori i Leverkusenit. “Është turp që duhet të diskutojmë për respektin në vitin 2024”, shton Xhaka i tërbuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024