Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, ky deputet përplaset me ministren e Arsimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Bardhi përplaset me ministren e Arsimit
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Situata në Kuvendin e Shqipërisë është acaruar në momentin kur po fliste deputeti i PD-së, Asllan Dogjani.

Deputeti Gazmend Bardhi ka lënë vendin e tij dhe ka shkuar në foltore duke i kërkuar llogari nga ministrja  Arsimit, Ogerta Manastirliut për vrasjen e 14 vjeçarit.

Atë moment Manastirliu po bisedonte me zv. ministren Belinda Ballukun dhe ministren Mirela Kumbaro.

Më pas nga vendi Gazment Bardhi u thotë “Ju jeni vrasës”.

Lexo po ashtu
Moti sot
Disa prej deputetëve e kanë lënë sallën e Kuvendit dhe i janë bashkuar protestës, mes tyre Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Luan Baçi, Tritan Shehi dhe Sajmir Korreshi, shkruan TCh, transmeton KosovaPress.

Në një kohë kur në Kuvend pritet që të miratohet në parim projektligji për buxhetin e vitit 2025, opozita në ambientet e jashtme të parlamentit po proteston.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025