Tenistët kosovarë përfundojnë garat në EYOF Banska Bystrica 2022
Lexohet për: 1 min.
3-Tenistet
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tenistët kosovarë, Salidin Rama dhe Altea Hajrizi kanë përfunduar sot garat në Festivalin Veror Olimpik Evropian (EYOF).

Ky edicion i EYOF, që po zhvillohet në Banska Bystrica të Sllovakisë, pa garuesit tanë të pësojnë humbje përballë kundërshtarëve të tyre, përcjell KosovaPress.

Të dy, si Salidini edhe Altea, u mposhtën nga bartësit e grupeve të tyre në raundin e parë të garave të tenisit, me rezultate të njëjta, respektivisht 2:0 në sete.

Hajrizi u përballë me tenisten nga Rumania, Eva Ionescu, ndërsa Rama me tenistin çek, Jan Kumstat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025