Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës ka propozuar që orët mësimore, në ato shkolla ku nuk ka kondicionerë ajërit dhe ujë të pamjaftueshëm të pijes, të shkurtohet nga 45 minuta në 30 minuta, për shkak të temperaturave të larta.
Në komunikatën për media thuhet se nga nesër fillon zyrtarisht stina e verës astronomike dhe temperaturat maksimale priten të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, të cilat mund te jenë të rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit.
Për shkak të temperaturave ekstreme të larta, ne si IHMK japim propozim që në shumë institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicioner dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në30 min.
Nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat maksimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë Celsius dhe këto temperatura mund të jenë të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.