Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë “të tensionuar” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, raportoi CNN të premten, përcjellë AA, transmeton KosovaPress.
Duke cituar një burim amerikan dhe një izraelit të njohur me çështjen, CNN raportoi se biseda ndodhi pak para se Izraeli të njoftonte se do të kërkonte bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim me Libanin.
Kjo thuhet se ishte telefonata e tretë e dy liderëve këtë javë, ku Libani ishte temë kryesore.
Ata biseduan edhe para se Trump të shpallte një armëpushim dyjavor me Iranin. Gjatë asaj telefonate, Netanyahu thuhet se kërkoi që Libani të mos përfshihej në kornizën më të gjerë.Zyra e Netanyahut i hodhi poshtë raportimet për përplasje, duke i quajtur pretendimet për një shkëmbim “të tensionuar” si “lajme të rreme” dhe duke e përshkruar bisedën si “miqësore”.
“Dy liderët po punojnë në koordinim të plotë dhe me respekt të ndërsjellë,” tha zyra, sipas CNN.