Teatri me hapësirë të kufizuar dhe pak aktorë, nuk i mungojnë shikuesit
Lexohet për: 2 min.
teatri-160124
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Teatri Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur vitin me rreth 186 shfaqje, përkundër faktit se për momentin ka vetëm 22 aktorë. 2023-ta nga drejtuesit e këtij teatri po konsiderohet vit i suksesshëm, edhe pse ata po mbajnë shfaqjet e tyre në një vend shumë të kufizuar, në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Edhe pse sipas ligjit duhet të jenë 30 aktorë, teatri për momentin ka vetëm 22. Megjithatë, nga teatri pohojnë se nuk ekziston më debati për mungesën e audiencës në këtë institucion.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kushtrim Sheremeti, vitin 2023 e konsideron si një vit të suksesshëm, pasi kanë realizuar shfaqje të mira dhe me plotë audiencë.

Ai thekson se hapësira ku janë duke punuar për momentin është shumë problematike sepse është shumë e kufizuar por janë duke u munduar të prodhojnë shfaqje që i përshtatën amfiteatrit të Pallatit të Rinisë.

Një projekt i madh gjatë vitit 2023, për teatrin ishte edhe “The Best Europian Show”, një bashkëpunim me katër teatro evropiane, i cili në prill të vitit 2024, do të vije në Prishtinë. Ai gjithashtu tha për KosovaPress, se edhe disa projekte që do të realizohen gjatë vitit 2024, si “Moisiu”, edicioni i dytë, festivali i cili do të mbahet në Prishtinë  prej 20 deri 28 nëntor 2024.

Sipas tij, diskutimi që teatri ka krizë të publikut nuk ekziston, pasi ka qenë gjithmonë më i shituri në Kosovë nga artet e tjera.

Objekti i Teatrit Kombëtar i cili është mbyllur tash e një  vit për renovim, pritet të hapet në vitin 2025.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025