Të shtunën mbahet Festivali "Imazhi Shqiptar" në Tropojë
Lexohet për: 1 min.
imazhi shqiptar
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 11 nëntor 2023 mbahet Festivali i 20-të Ndërkombëtar "Imazhi Shqiptar", në Pallatin e Kulturës "Dardania", Tropojë, Shqipëri, duke filluar nga ora 10:00.

Në një njoftim, Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar dhe familja Bajraktari, ka bërë të ditur programin e festivalit.

Programi:

Ora 10.00 - Fotoekspozita: "Imazhi Shqiptar & Prijatarët e Gashit t' Gurit" dhe mikpritja vëllazërore.

Ora 11.00 - Shfaqet premiera e filmit dokumentar televiziv "Flamurtarët e Gashit, Prijësit e Lirisë".

Ora 12. 15  - Promovim me spektakël artistik dhe përshëndetjet e rastit nga të ftuarit special.

Ora 13.00 - Odeon vëllazëror e drekë muzikore.

Në vazhdim, sipas dëshirës, mbahet kafja te kulla e Flamurtarëve t' Gashit, në Babinë, për t'u ritakuar në evente të tilla promovuese kombëtare një kujtim mbresëlënës të paharruar në Tropojë, thuhet në njoftimin e Forumit Mbarëkombëtar "Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025