Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sonte në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur te Kryqëzimi i Bathores. Burime bëjnë me dije dy persona ende të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë një 46-vjeçar i identifikuar si Agim Hida i cili është jashtë rrezikut për jetën.
“Më 2.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46-vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. /EuronewsAlbania
Parandalohet tentim kontrabanda me argjend - KosovaPress
Parandalohet kontrabanda me fishekzjarr - KosovaPress