Të shtëna më armë zjarri në kryeqytet, dy persona të plagosur
Lajme
Lexohet për: 2 min.
lajmi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë lënduar si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet. Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ''Mon Balaj'' në Prishtinë.  Sipas tij, veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Borovci për KosovaPress.

Ai ka shtuar se ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë  kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast.

“Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, thuhet në përgjigje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024