Rreth 50 të mitur në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, si të dënuar, në paraburgim apo me masë edukuese korrektuese, i nënshtrohen programeve të ndryshme rehabilituese që synojnë të përgatisin të njëjtit për jetën pas lirimit.
Të miturit, të penduar për veprat që kanë kryer, thonë se angazhohen maksimalisht në këto aktivitete dhe trajnime ndërsa kanë mesazhe edhe për të rinjtë që të jenë të kujdesshëm me jetën e tyre dhe të mos bejnë vepra për të cilat mund të pendohen.Të rinjë që i nënshtrohen këtyre trajnimeve kanë mundësi certifikimi në certifikatat e të cilëve, që janë të barazvlefshme si të gjithë qytetarëve të tjerë që certifikohen në institucione të tjera, nuk shkruan vendi ku e kanë kryer trajnimin.
“Y”, është një prej të rinjve që po vuan dënimin e tij për vrasje në këtë qendër. Ai gjersa tregon se po përpiqet të mbajë hapin sipas kushteve të burgut.
“Z” gjendet në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan për shkak të veprës së mashtrimit, për të cilën thotë se nuk do ta përsërisë më.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.