I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë takimit me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad ka diskutuar për dinamikën në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak tha se në kuadër të kësaj bisede është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe normalizimin e raporteve.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamiken në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Always a pleasure to be in Paris and to meet with Minister Delegate @benjaminhaddad ????. We had a good discussion on the dynamics in the Western Balkans and the importance of progress in the Dialogue on normalisation of relations. Grateful for ?? strong support to the process. pic.twitter.com/TAGHGMCmUG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 21, 2024