Te Sigal Prishtina janë të bindur se skuadra ka kapacitetet që këtë edicion të luftojë për titullin e kampionit, por edhe për trofeun e Kupës së Kosovës.
Megjithëse me shumë ndryshime të bëra gjatë afatit kalimtar, trajneri i bardh e kaltërve, Zydrunas Urbonas, ka thënë për KosovaPress, se objektivi është titulli i kampionit, por që skuadra ka nevojë edhe për pak kohë për t’u komponuar për shkak të shumë ndryshimeve të bëra.
Qe fillimi i Prishtinës në këtë sezon nuk ishte më i mirë i mundshëm e pranon edhe Dardan Berisha. Ai thotë për KoosovaPress, se me kalimin e kohës, skuadra do ta kap ritmin më të mirë të performancës dhe rezultateve.
Ai ka folur edhe për formën aktuale nëpër të cilën po kalon në këtë fillim të sezonit, duke deklaruar se nëse nuk do të ketë lëndime, shumë shpejtë do të jetë në formën më të mirë të tij.