Kush janë dy serbët që i përmendi Kurti?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
danasii
11 orë më parë
Linku u kopjua

Nemajna Radivojeviq me nofkën "Gandi" dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën "Mami", janë dy serbët që terroristi Milan Radojiciq ka angazhuar për të realizuar sulme në veri, tha të martën në konferencë për media kryeministri Albin Kurti.

Por kush janë dy personat që kryeministri Kurti tha se kanë marrë pjesë në agresionin në Banjskë të Zvecanit.

KosovaPress mëson se Vladimir Radivojevic, i njohur me nofkën “Mami” konsiderohet si njëri nga personat më me ndikim dhe të besueshëm të Milan Radoicic.

I njëjti ka lidhje të shumta me politikanë serbë dhe me grupe të ndryshme kriminale që kanë operuar në veri të vendit. Është anëtarë i ekipit të tifozëve “Delije” nga Zveçani, punonjës i MTS në Mitrovicë të veriut, si dhe akter i shumë ngjarjeve të dhunshme në veri të vendit.

Nemanja Radivojevic - “Gandi” në anën tjetër, është caktuar nga Milan Radoicic, si personi kryesor në aspektin operativ të veprimit në terren.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se gjatë barrikadave të muajit dhjetor 2022 në veri të vendit, ai ka qenë personi kyç për transportin dhe shpërndarjen e armatimit tek personat e besueshëm të tij.

I njëjti është duke qëndruar në Kopaonik të Serbisë dhe në vazhdimësi, edhe përmes rrjeteve sociale, ka kërcënuar në forma të ndryshme, për veprime të dhunshme në veri të vendit tonë.

https://kosovapress.com/kurti-sulmi-ne-iber-lepenc-rrezikoi-sigurine-nacionale-dhe-paralizimin-e-jetes-ekonomike

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti tha të martën se bazuar në informacionet e inteligjencës, Milan Radoçiq ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024