Të paktën 21 të vdekur nga stuhia shkatërrimtare në Bosnje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

"Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i emergjencave .

Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnje Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima dhe dëme të rënda, thanë sot autoritetet. Të tjerë njerëz mbeten të humbur.

Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë mes rrënojave te shkatërrimit për të humburit.

Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva.

Stuhia vrasëse e natës prishi rrugë, hekurudha e ura, duke bllokuar kalimet me mbetjet e duke lënë komunitetet të izoluar.

“Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i agjencisë së emergjencave, transmeton TCh.

Shumë shtëpi në Donja Jablanica janë të varrosura nga mbetjet, çka u përkeqësua dhe nga gurët që stuhia e tmerrit përfshiu nga një gurore mbi fshat.

Te tjera fshatra kanë raportuar viktima, numri i të vilave tragjikisht pritet të rritet.

Bashkimi Evropian ka dërguar helikopterë dhe një njësi zjarrfikësash për të ndihmuar vendasit, shkruan rrjeti Upi.com.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024