Të pakënaqur me projektbuxhetin, kjo komunë kërcënon Qeverinë me padi
Lexohet për: 3 min.
komuna-rahovec
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi shprehet i pakënaqur me Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024 për komunën që drejton ai. Latifi thekson se Qeveria ka ndarë buxhetin e vitit të ardhshëm mbi bazat partiake nëpër komuna, dhe sipas tij, ekzekutivi ka diskriminuar qytetarët rahovecianë duke mos përkrahur projektet aktuale dhe ato të reja që janë jetike për këtë komunë. 

Latifi që vjen nga partia e AAK-së, derisa ka renditur një mori sfidash që e përcjellin këtë komunë për mungesë të buxhetit për vitin e ardhshëm, konsideron se qeveria duhet të fokusohet që buxheti mos të jetë vetëm social, por të jetë edhe zhvillimor.

Ai shton se do t’i shfrytëzojnë mundësitë tjera ligjore në mënyrë që të nxjerrin siç tha si ndonjë projekt kapital. Ndërsa thotë se sfidë mbetet edhe Kontrata kolektiva, për çka kërkon nga qeveria ta marrë përsipër këtë barrë. Latifi në një intervistë për KosovaPress thotë se ka projekte që nuk janë më pjesë e planit të vitit 2024. 

Duke folur për buxhetin e vitit të ardhshëm, Latifi thotë se nëse merret parasysh rritja e çmimeve, nuk ka rritje të buxhetit. Ai shton se në Komunën e Rahovecit nuk ka rritje të investimeve kapitale.

Problem tjetër për këtë komunë me ndarjen e buxhetit për vitin 2024, sipas Latifit, parashihet edhe Kontrata kolektive. Sipas Latifit nëse Qeveria dhe Ministria e Financave nuk ndërmarrin hapa në këtë drejtim, do të shkaktohen telashe të papërballueshme për komunën. 

Ai derisa thotë se është i pakënaqur me ndarjen e buxhetit, shton se do të shfrytëzojnë mundësitë tjera ligjore që të nxjerrin edhe ndonjë projekt kapital. 

Mes tjerash, Latifi vlerëson se buxheti duhet të jetë zhvillimor dhe jo vetëm social. 

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin e 2024 në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro. Në këtë seancë partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për hartimin e këtij projektbuxheti, i cili sipas tyre është i varfërisë dhe stagnues.  

Në anën tjetër, kryeministri, Albin Kurti gjatë prezantimit të këtij projketligji në Kuvend, ka thënë para deputetëve se me buxhetin e vitit 2024 ka rritje të buxhetit për komunat ku janë paraparë 742 milionë euro.

Projektbuxheti për vitin 2024, Kurti përplaset me deputetët opozitarë - KosovaPress

Kurti kërkon mbështetje për projektbuxhetin: Buxheti për mbrojtje dhe siguri - KosovaPress

Miratohet në parim projektbuxheti 2024 mes akuzave dhe kundërakuzave pozitë-opozitë - KosovaPress

​Haradinaj kritikon qeverinë për ndarjen e buxhetit 2024 - KosovaPress

Hoti: Deri në fund të vitit do të shpenzohen 8,1 miliardë euro - KosovaPress

PDK nuk e përkrah projektbuxhetin e vitit 2024 - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024