Të martën takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Stano tregon objektivin e dialogut
Lexohet për: 1 min.
peter-stano-140623
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq do të takohen të martën në Bruksel.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë si urgjencën më të madhe.

Stano poashtu tha se detyra që iu dha Bashkimi Evropian si lehtësues është për të punuar për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, javën e kaluar në Bruksel kanë dështuar përpjekjet e Bashkimit Evropian për një takim trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, fajin e ka hedhur te kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeqendra evropiane që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të zhvillohet takim trilateral.

https://kosovapress.com/kurti-kerkon-plotesimin-e-tri-kerkesave-qe-te-kete-takim-trilateral-me-vuciqin-ne-bruksel

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024