Kurti kërkon plotësimin e tri kërkesave që të ketë takim trilateral me Vuçiqin në Bruksel
Lexohet për: 2 min.
kurti borrel 26
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeqendra evropiane që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të zhvillohet takim trilateral.

Ai para gazetarëve në Bruksel, ka deklaruar se ka kërkuar garancione për mirëbesim dhe vullnet të mirë që mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve.

“Kam kërkuar garancione, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e cila sjell siguri ligjore dhe i anulon shkeljet e më hershme. Garancia e dytë është tërhqaja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq. Garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Millan Radoiçiq dhe i bandës së tij terroriste tek autoritete e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh dhe kryeministri i saj, Albin Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin më të gjerë të normalizimit.

“Së para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek organet gjyqësore kosovare të Kosovës”, tha Borrell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për media, para nisjes së takimeve, Borrell tha se takimet paraprake të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të diskutohet për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024