Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
26685675_1629602140432922_921144052256939900_o-780x439
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot ka informuar se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor.

Në disa segmente, siç ka informuar ministria, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë,  ka  pasur pengesa të përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme.”, ka informuar ministria përmes komunikatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024