Të enjten nis fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Të enjten nis fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Partite
Foto Ilustruese
27/05/2026 - 20:26
Linku u kopjua

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nis zyrtarisht nesër (e enjte), ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të vendit.

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje do ta hap fushatën me një tubim me simpatizant të saj në Ferizaj, në Palestrën e Sporteve, prej orës 19 e 30.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar takim me qytetarët në sheshin e të qytetit të Ferizajt, duke filluar prej orës 20:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë aktivitetin elektoral në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar prej orës 18:00.

Ndërkaq, Aleanca do të hap fushatën zgjedhore me simpatizantë të saj në Gjakovë prej orës 19 e 45.

PSD-ja, sonte, në orën 21:00, përmes një aktiviteti simbolik, do të bëjë hapjen e fushatës. Aktiviteti do të mbahet në sheshin "Adem Jashari" prapa Kuvendit të Kosovës.

Afatet e përcaktuara për fushatën zgjedhore do të zgjasin deri më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026