Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare lidhur me vrasjen e biznesmenit tani të ndjerit, Bedri Rexhepi, ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë deklaruar të pafajshëm.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti duke lexuar aktakuzën tha se nga 9 janari 2021 deri më 8 prill 2021, Jeton e Nexhat Vllasaliu kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta Bedri Rexhepin.
“Prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Jeton e Nexhat Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta me qëllim të fitimit të dobisë pasurore tani të ndjerin, Bedri Rexhepin. Fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një ‘Range Rover’ dhe një ‘BMË X3’, për vlerën prej 30 mijë euro. Gjatë realizimit të planit te tyre, i pandehuri Jeton, më 8 prill 2021 të dëmtuarin Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij dhe i pandehuri Jeton në mënyre tinëzare duke e ngufatur e privon nga jeta tani të ndjerin Bedri Rexhepin, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro, siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave”, tha ai.
Po ashtu, sipas aktit akuzues, kufoma e të ndjerit, Bedri Rexhepi është dërguar në katin e tretë të shtëpisë, ku ishte kryerja vrasja dhe në pamundësi për ta varrosur kokën e të ndjerit e kishin mbështjell me qese të zezë të najlonit, kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat Vllasaliu dhe e kishte lidhur me një litar.
Aktakuza thotë se më 9 prill i pandehuri Nexhat dhe Jeton Vllasaliu zhdukin kufomën duke e varrosur në Malin e Madh në Vllasali.
“Të nesërmen herët në mëngjes më 9 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali, tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerjeje e dërgojnë në vendin kodrinor-malor të quajtur Mali i Madh në Vllasali, ku i pandehuri Nexhat e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri më 30 shtator 2022, kur janë gjetur mbetjet mortore që besohet se janë të të dëmtuarit Rexhepi” ,thuhej në aktakuzë.
“Fillimisht më lejoni të shprehi ngushëllime familjes....07\13 Në disa pika jo”, theksoi ai.
Edhe i akuzuari tjetër, Nexhat Vllasaliu nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që ngarkohen.
Dy të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen edhe me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”.
Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja, Medie Bytyqi njoftoi palët për të drejtën e tyre për kërkesën e hedhjes së aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.