Qeveria e Britanisë së Madhe dhe Premier Liga kanë dhënë miratimin e tyre për blerjen e Chelseat nga Todd Boehly, e cila vlerësohet të jetë rreth 5 miliardë euro.
Konsorciumi i Todd Boehly kishte kaluar tashmë të gjitha kontrollet e nevojshme nga Premier Liga, përcjell KosovaPress.
“Mbrëmë vonë, Qeveria e Britanisë së Madhe arriti një pozicion ku ne mund të lëshonim një licencë që lejon shitjen e Klubit të Futbollit Chelsea. Pas sanksionimit të Roman Abramovich, qeveria ka punuar shumë për të siguruar që Klubi i Futbollit Chelsea të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë futboll”, tha një person brenda qeverisë.
“Por ne kemi qenë gjithmonë të qartë se e ardhmja afatgjatë e klubit mund të sigurohet vetëm me një pronar të ri. Pas punës së gjerë, tani jemi të kënaqur që të ardhurat e plota të shitjes nuk do të përfitojnë Roman Abramovich ose ndonjë individ tjetër i sanksionuar”, shtoi më tej ai.