Takimi Lajçak-Nuland, theksohet nevoja për deeskalim të situatës në veri
Lexohet për: 2 min.
Lajçak Nuland
1 vit më parë
Linku u kopjua

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Ai tha se janë pajtuar për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës në veri.

Për këtë takim njoftoi Lajçak, duke theksuar nevojën që palët të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Kishim një bisedë shumë të mirë me Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes. Ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajcak.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1671215010146549783?cxt=HHwWroCw8c_MrLEuAAAA

Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Para ndërtesave komunale po qëndrojnë protestues serbë të cilët po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarë të cilët po raportojnë nga pjesa veriore e vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa prej sulmuesve, në mesin e tyre edhe organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it, Millan Millenkoviq-Llune.

Ndërsa forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës të cilët po vazhdon t’i mbajë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024