Takimi Kurti-Peleshi, bashkëpunimi i ngushtë Kosovë-Shqipëri mbetet prioritet strategjik
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Takimi Kurti-Peleshi, bashkëpunimi i ngushtë Kosovë-Shqipëri mbetet prioritet strategjik
Kurti 1234
02/03/2026 - 19:45
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Në këtë datë historike për kombin shqiptar, përvjetori i Kuvendit të Lezhës, që shënon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë theksuan rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme, si dhe për avancimin e agjendës së integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria mbështesin dhe shtyjnë përpara njëra-tjetrën në proceset zhvillimore dhe integruese, duke i konsideruar arritjet si të përbashkëta dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen evropiane të qytetarëve të të dy vendeve.

U ritheksua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe një garanci e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien në rajon”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026