Takimi i radhës i dy kryenegaciatorëve në Bruksel do të mbahet më 16 nëntor
Lexohet për: 1 min.
385522091_3545886612406534_2502298342800722566_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se takimi i radhës në Bruksel mes dy kryenegaciatorëve do të mbahet më 16 nëntor.

Sipas tij, dakordimi i vetëm në takim me Lajcakun në Kosovë, është për këtë takim që do të mbahet të enjten.

Po ashtu, tha se në raportin për vendin, theksohet se Serbia ka shkelur shumëfish më shumë marrëveshjet se Kosova.

"Kosova është 35 pozita më të mira se Serbia. 31 pozita se Shqipëria. Tek lufta kundër korrupsionit, thuhet se Kosova është në fazën e hershme, por qëndron ma mirë se vendet e rajonit. Situata në terren është shumë më mirë", shtoi ai

I pyetur për kompromiset e përmendura në raport, Szunyog tha se është me rendësi implementimi i marrëveshjeve.

"Nga perspektiva ime kemi marrëveshjen nga 27 shkurti është e detyrueshme ligjërisht, për ne progresi në dialog është implementimi i atyre dy dokumenteve. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme", deklaroi Szunyog.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024