Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka folur mbi historinë shqiptare dhe gjuhën si thesar dhe simbol i unitetit tonë. Ai tha se populli shqiptar ndër shekuj ka formuar identitetin e tij si komb dhe traditat e tona po ruhen nga gjeneratat e reja, duke i dhënë identitetit tonë një rrënjë të fortë dhe lidhje me kaluarën.
“Historia jonë është e mbushur me ngjarje dhe përvoja që kanë formuar identitetin tonë si komb i madh dhe i nderuar në këto treva, nëpërmjet këtyre shekujve populli shqiptar ka përjetuar sfida të mëdha ka luftuar për lirinë e pavarësinë dhe ka treguar një rezistencë të pa lëkundur nga luftërat për liri në kohën e Skënderbeut dhe e shfrytëzoj rastin për të falënderuar trashëgimtarin e familjes që është me ne e deri te pavarësia e Kosovës në vitin 2008, krenaria dhe guximi i popullit shqiptar është shembullor, identiteti ynë është i ndërtuar mbi themele të forta të gjuhës kulturës traditave dhe vlerave tona të përbashkëta. Gjuha shqipe është një thesar i pa shoq dhe simbol i unitetit tonë kombëtar”, tha Zogaj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.