Tahiri: Tre policët u liruan falë angazhimit të ShBA-së dhe BE-së
Lexohet për: 1 min.
tahiri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, janë liruar tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Tahiri kritikoi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për papërgjegjësi.

Krahas kësaj, Tahiri tha se edhe menaxhimi i situatës në veri të Kosovës është i gabuar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ai përmendi edhe mospagesën e rrezikshmërisë së policëve që janë duke operuar në atë zonë.

Sipas tij, ekzekutivi ka dështuar në ekonomi dhe administratë shtetërore.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet edhe javën e kaluar në mungesë të kuorumit. Mirëpo, caktimi i seancës plenare me pika të papërfunduara mund të caktohet me vendim edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025