Tahiri: Shteti në bllokadë me mbajtjen e pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre
Lajme
Lexohet për: 2 min.
tahiri-270924
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik.

Në një konferencë për media, Tahiri ka theksuar se urgjentisht duhet interpretim nga ministria e linjës, pra Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përndryshe, sipas tij shteti bie në bllokadë.

Sipas tij, kohëzgjatjen e funksionit e kufizon ligji, rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me akt nënligjor, siç është vendimi për zgjatje mandati, përtej atij që është shprehimisht i përcaktuar në ligj.

Andaj, sipas deputetit Tahiri të gjitha vendimet që nënshkruhen nga ushtruesit e detyrës të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të mos prodhojnë asnjë efekt juridik ndaj palëve.

Tahiri shtoi se kjo praktikë e kësaj qeverie në këtë mandat tre vjet e gjysmë është duke shkatërruar shërbimin civil, duke politizuar dhe duke bërë dëm të madh në administratën shtetëore.

Sipas tij, ka kërkuar që deri të hënën ministria e linjës, në këtë rast MPB-ja duhet ta jap një opinion ligjor që shtetit të mos bllokohet dhe të mos mbesin pa paga 80 mijë shërbyes civil të administratës së shtetit.

https://kosovapress.com/kosova-e-udhehequr-me-ushtrues-detyre

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024