Tahiri: Seanca e Kuvendit të enjten, s’ka diskutim për çështjen e presidentit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Seanca e Kuvendit të enjten, s’ka diskutim për çështjen e presidentit
tahirhi
30/03/2026 - 14:04
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë të rregullt plenare. Deputetët pritet të shqyrtojnë një sërë pikash, në mes tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Këto u bën të ditura pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në takimin e sotëm u diskutua edhe çështja e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ku pati pasaktësi për masakrat gjatë luftës.

“Kemi trajtuar çështjen e ekspozitës. Këtu ka dështuar shteti. Janë dhënë disa qëndrime që do të rregullojmë procedurën e ardhshme të financimit nga Kuvendi. Ky ka qenë një dështim shumë serioz dhe një lëshim për të cilin duhet të ketë hetim dhe trajtim institucional”, tha ai.

Tahiri foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku mes tjerash kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për neglizhencë në këtë proces.

“Pra po shkon avazi i njëjtë, krejt vajtojnë e bërtasin si me zgjedh presidentin, asnjë veprim nga shumica, qeveria asnjë zë nga kryeministri. Absolutisht çfarë formati siç e ka pasur të kaluarën një me një sikur të shkoj me pi kafe për tema serioze nuk marrim pjesë. Kjo është përgjegjësia e Albin Kurtit drejtpërdrejt. Me 66 vota atëherë edhe tash, për me ia dhanë Kosovës një president. Nuk ka kuptim me i qit edhe njëherë 1 milion popull me votu për shkak se një formacion politik ka dëshirë që ta merr edhe një institucion të pavarur siç asht presidenti. Nuk i ka 80 vota për president. I ka 66 vota për qeveri, ja paftë hairin. Për me u bë presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit një marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë të vet”, tha Tahiri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026