Tahiri: Rezultati i PISA-s, skandal në vete
Lexohet për: 2 min.
Besnik Tahiri2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka renditur rezultatet e dobëta në testin PISA si skandalin e radhës të Qeverisë Kurti, teksa ka kërkuar përgjegjësi nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci me gjendjen e krijuar në arsim.

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për 2022, duke zënë vendin e 73-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, duke rënë nga viti 2018 për 11 pikë.

Në një konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka fajësuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për rezultatet e dobëta në testin PISA.

Si çështje tjetër në këtë konferencë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka ngritur edhe injorimin e kërkesave të sindikatave nga ana e Qeverisë Kurti, duke përfshirë edhe ato të Njësisë Speciale Intervenuese për shtesat e rrezikshmërisë dje në protestë.

“A mendoni se kanë dalë për qejf ata burra dhe ato gra policë të rreshtohen para qeverisë sikur të mos e kishin pasur jetën e rrezikuar? Ky është turpi i turpit të një qeverie”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kritikuar politikën e jashtme kosovare duke përmendur se për tri vjet nuk ka asnjë njohje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Tahiri: Ende nuk kemi ftesë nga Osmani, por do të jemi në takim - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024